Lidhja Demokratike e Kosovës në Deçan, e udhëhequr nga kandidati për kryetar Jeton Mushkolaj, ka zyrtarizuar Sylë Balajn si pjesë të listës zgjedhore për Kuvendin Komunal.
Jeton Mushkolaj tha se LDK po fuqizon ekipin me figura që i përfaqësojnë vlerat themelore të partisë, besimin, punën dhe shërbimin ndaj qytetarëve, dhe Sylë Balaj është mishërim i këtyre vlerave.
“LDK në Deçan po ofron jo vetëm emra, por zgjidhje të vërteta – njerëz që punojnë dhe nuk premtim pa mbulesë. Sylë Balaj ka qenë gjithmonë pranë komunitetit të tij, dhe tani, me ne, është gati të bëjë edhe më shumë për qytetarët e Deçanit”, tha Mushkolaj.
Postimi i plotë:
Sylë Balaj – pjesë e listës sonë për fitore dhe ndryshim!
Sylë Balaj vjen nga vendi i bujarisë dhe traditës, Isniqi i kullave e njerëzve të besës. Ai kthehet për të konfirmuar besimin tuaj, pas një pune dhe përkushtimi ndaj komunitetit, e zërit që ju dha problemeve që ballafaqohemi çdo ditë.