Pas zhurmës së koalicionit VV-Xhafer Tahiri në Vushtrri, ku LDK-ja ngarendi menjëherë të thotë se nuk pati leje nga qendra për këtë marrëveshje, gazetari Valon Syla tha se kjo parti po zhgënjen.
Syla tha se po vërehet një lloj flirti mes VV-së e LDK-së, ndërsa qendra e partisë së Lumir Abdixhikut po reagon në mënyrë letargjike, sikur për rastin e sotëm në Vushtrri. “Ky rugovizmi po na del diçka marakli i marksistave. Ndërsa Fryma Abdixhikiane, pafuqishëm reagon kundër nga qendra mas një loje playstation”, shkroi Syla në Facebook.
