Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Quni: LDK-ja përmbahet nga situatat që mund të gjenerojnë incidente

GD
Gazeta Demos13 gusht 2026 në 14:35
Quni: LDK-ja përmbahet nga situatat që mund të gjenerojnë incidente

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Anton Quni është deklaruar para mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie duke thënë se përmbahen nga situatat që mund të gjenerojnë incidente, raporton Ekonomia Online.

“Me siguri nga kryetari do të njoftohemi me situatën aktuale. Do të këmbejmë mendimet, vlerësimet tona. Do të japim këshilla, ide, propozime. Do të dëgjojmë njëri-tjetrin me vëmendje. Në lidhje me pjesëmarrjen në Kuvend, do të thotë, Lidhja Demokratike e Kosovës përmbahet nga situatat ku mund të gjenerohen incidentet, problemet e tjera. Ne bëjmë thirrje të jemi sa më të qetë edhe me arsyshmëri, me racionalitet, duke dëgjuar njëri-tjetrin, t’i zgjidhim të gjitha problemet”, tha Quni.

I pyetur se a ka pasur së fundmi takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Quni tha se për këtë çështje është deklaruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Është deklaruar kryetari në lidhje me bisedën e fundit që e ka pasur me zotin Kurti, e cila nuk ka pasur ndonjë epilog pozitiv, nuk vrehen shenjat e materializimit të ndonjë marrëveshje, kështu që ne do t’i shqyrtojmë ë hapat e mëtejmë”, tha ai.

Ndërkaq për thirrjen e seancës konstituive dhe bashkëpunimit me partitë tjera të opozitës, Quni tha se duhet që sa më parë të krijohen institucionet.

“Po, po, natyrisht që do të duhej një seancë konstituive të mbahet sa më shpejt tërë spektrin politik ne jemi të interesuar që të bashkëpunojmë  që sa më shpejt të zyrtarizohen, të ngriten institucionet e Republikës së Kosovës”, tha Quni.

qunildk-japërmbahet

Të ngjashme

Tensionet në Kuvend, Gashi: Është koha që LDK-ja të flasë

Tensionet në Kuvend, Gashi: Është koha që LDK-ja të flasë

14:39

Më shumë nga Lajme

  • 15:09Deputetët e PDK-së dorëzojnë ankesë zyrtare, kërkohet sqarim për komunikatën e Kuvendit
  • 14:49Ish-ushtari i UÇK-së: Nikiç e kishte përmendur Llugiqin që e kërcënoi Haradinajn si bashkëpunëtor të Serbisë
  • 14:37Shtiu me armë në një aheng në Jabllanicë të Vogël, arrestohet i dyshuari
  • 14:11Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh, sekuestrohen rreth 40 mijë euro - ndalohet për 48 orë
  • 13:54PDK ftesë partive: Nesër në ora 11:00 në Kuvend