Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tahiri: Kuvendi jofunksional, kërkohet veprim i Prokurorisë

GD
Gazeta Demos13 gusht 2026 në 13:49
Tahiri: Kuvendi jofunksional, kërkohet veprim i Prokurorisë

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, në një konferencë për media ka kritikuar situatën aktuale në Kuvend dhe Qeveri, duke e cilësuar atë si shkelje të normave kushtetuese dhe juridike.

Tahiri bëri të ditur se AAK-ja i ka dërguar kërkesë kryesuesit të seancës së Kuvendit që, pas kalimit të afatit prej 48 orësh, nesër në ora 11:00 të mbahet seanca.

Sipas tij, deri tani nuk kanë marrë përgjigje apo ndonjë konsideratë për kërkesën. “Na brengos shumë që shkelja e Kushtetutës, përveç që po ndodh në Kuvend, po ndodh edhe më zi në Qeveri”, tha Tahiri.

Ai theksoi se Kuvendi aktualisht është jofunksional dhe i uzurpuar, ndërsa kritikoi edhe situatën me ministrat që janë njëkohësisht deputetë. “17 ministra i kemi që janë deputetë dhe shkojnë në zyre në mënyrë antiligjore”, deklaroi ai, duke kërkuar që Prokuroria të veprojë për shkak të, siç tha, shkeljes së normave juridike.

Tahiri tha se Aleanca do t’i përdorë të gjitha mjetet demokratike për ta mbrojtur Kuvendin, të cilin e cilësoi si “tempull të demokracisë”. “Nuk do të ndalemi duke e mbrojtur këtë tempull të demokracisë. Nuk guxon me na mbyllë dera”, tha ai.

Në fund, Tahiri kritikoi edhe sjelljen ndaj deputetëve në seancat e Kuvendit, duke thënë se askush nuk mund të vijë në seancë dhe të ofendojë një deputet.

tahirikuvendijofunksional

Të ngjashme

Seanca konstituive: Tahiri i dërgon letër Deharit, kërkon takim brenda Kuvendit

Seanca konstituive: Tahiri i dërgon letër Deharit, kërkon takim brenda Kuvendit

11:48
Deklarata e Remit për koalicion me VV-në, Tahiri: Nuk mund të ndodhë

Deklarata e Remit për koalicion me VV-në, Tahiri: Nuk mund të ndodhë

19:30
Tahiri: Strategjia e LVV-së është të mos thërrasë seancën dhe ta çojë Kosovën drejt kaosit

Tahiri: Strategjia e LVV-së është të mos thërrasë seancën dhe ta çojë Kosovën drejt kaosit

19:02
Reagon Hamza: Kuvendi duhet të konstituohet menjëherë, nuk është pronë e Kurtit dhe Vetëvendosjes

Reagon Hamza: Kuvendi duhet të konstituohet menjëherë, nuk është pronë e Kurtit dhe Vetëvendosjes

13:28

Më shumë nga Lajme

  • 14:11Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh, sekuestrohen rreth 40 mijë euro - ndalohet për 48 orë
  • 13:54PDK ftesë partive: Nesër në ora 11:00 në Kuvend
  • 13:38Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet i bëjmë publike pas mbledhjes
  • 13:19Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë
  • 13:17Hoxhaj: PDK s’merr pjesë në takim me Kurtin, s’jemi të interesuar për marrëveshje