Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka njoftuar se i ka dërguar kërkesë kryesuesit të seancësn kosntituive, Avdni Dehari.
Kjo kërkesë ka të bëjë me takim lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës e cila në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, duhet të mbahet nesër.
Tahiri ka thënë se ka propozuar që takimi të zhvillohet sot deri në orën 13:30 në ambientet e Kuvendit.
Postimi i tij i plotë:
Sot i kam drejtuar një kërkesë Kryesuesit të Seancës Konstituive, z. Avni Dehari, për zhvillimin e një takimi lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës, e cila, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, duhet të mbahet nesër.




