Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet e njëjta si në kohën e Millosheviqit

GD
Gazeta Demos2 gusht 2026 në 22:18
Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet e njëjta si në kohën e Millosheviqit

Ministri në detyrë i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se pas zbulimit të mbetjeve mortore në një varr masiv në Kalludër të Zubin-Potokut, të dielën, në fshatin Jabukë të kësaj komune është gjetur një varr tjetër masiv me mbetje mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Sveçla në një postim në Facebook ka thënë se Serbia po vazhdon të mbetet e njëjta si ajo në kohën e Sllobodan Millosheviqit, si në formë ashtu edhe përmbajtje. Ai ka thënë se në njërën anë Serbia nuk po jep informacione për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, e në anën tjetër po i kërcënon dhe burgos qytetarët serbë që bashkëpunojnë në gjetjen e varreve masive.

“Serbia vazhdon të mbetet e njëjtë si në kohën e Millosheviqit, jo vetëm përmes figurave si Aleksandar Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi. Vuçiq ishte numri dy i Sheshelit, Daçiq ishte numri dy i Millosheviqit e Vulin numri dy i Mira Markoviqit. Të tre këta janë ende në pushtet në Serbi dhe ky shtet nuk ka ndërruar asgjë. Serbia vazhdon të mbetet e njëjta në formë dhe në përmbajtje. Ky shtet, në njërën anë, refuzon të japë informacione për personat e zhdukur, të marrë me dhunë, ndërsa, në anën tjetër, kërcënon dhe burgos qytetarët e saj që bashkëpunojnë për gjetjen e këtyre varreve. Po ashtu, ajo glorifikon përmes memorialeve brigada si ajo 37, pjesëtarët e së cilës janë përgjegjëse për shumë masakra në Kosovë”, ka shkruar Sveçla.

Ai u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të dënojnë dhe ndëshkojnë sjelljet e Serbisë.

“Ftoj partnerët ndërkombëtarë të dënojnë dhe ndëshkojnë ashpër këtë sjellje të Serbisë. Pa një gjë të tillë jo që do të jetë i pamundur çfarëdo hapi drejt të drejtësisë, por ky shtet do të cenojë çdo ditë paqen në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, pavarësisht kësaj, ne mbetemi të përkushtuar dhe të palëkundur për të gjurmuar çdo pëllëmbë, në mënyrë që të zbardhim fatin e secilit person të vrarë dhe zhdukur nga shteti serb gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe të sjellim para drejtësisë secilin kriminel përgjegjës për krimet e asaj kohe”, ka shkruar Sveçla.

Xhelal Svecla

Më shumë nga Lajme

  • 23:12Grenell: Kosova s’ka nevojë që vendimet t’i marrë një gjykatë në Holandë, duhet të vendosë vetë
  • 22:59Parashikimi i motit për të premten, 18.09.2026
  • 22:48Armend Mehaj kërkon bashkim Kosovë–Shqipëri: Nuk është koha për deklarata, por për veprim të përbashkët
  • 22:43Arifi: Shteti të rrisë kapacitetet që në Apel të ketë vendim shfajësues
  • 22:41Ahmeti: Procesi i Speciales devijoi kur u pa se s’ka asgjë të vërtetë në ‘Shtëpinë e Verdhë’