Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Armend Mehaj kërkon bashkim Kosovë–Shqipëri: Nuk është koha për deklarata, por për veprim të përbashkët

GD
Gazeta Demos17 shtator 2026 në 22:48
Armend Mehaj kërkon bashkim Kosovë–Shqipëri: Nuk është koha për deklarata, por për veprim të përbashkët

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë thirrje për bashkim dhe koordinim më të madh ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, pas zhvillimeve të fundit dhe aktgjykimit të djeshëm në Hagë.

Mehaj ka vlerësuar se në momentet kur historia i ka vendosur shqiptarët përballë sfidave të mëdha, ata kanë arritur të fitojnë kur kanë qenë të bashkuar.

Ai ka kërkuar që Prishtina dhe Tirana të ulen sa më shpejt në një tryezë të përbashkët, ku dy qeveritë, së bashku me ekspertë të së drejtës ndërkombëtare, drejtësisë, diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, të ndërtojnë një platformë të përbashkët për veprim diplomatik.

Shkrimi:

Kur historia na ka vënë përballë sfidave më të mëdha, kemi fituar atëherë kur kemi qenë të bashkuar. Sot, më shumë se kurrë, historia po na kërkon të jemi bashkë.

Jemi një komb i vogël në numër, por me një histori të madhe dhe me interesa kombëtare që nuk mund të mbrohen përmes përçarjes. Përballë nesh vazhdojnë të veprojnë interesa dhe agjenda që nuk e duan forcimin e Kosovës dhe të shqiptarëve. Përvoja historike, e veçanërisht politika e vazhdueshme e Serbisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, na obligon të jemi syçelë, të organizuar dhe të vendosur.

Në këto rrethana, Shqipëria politike nuk duhet të ndihet as e qetë dhe as komode. Deklaratat politike janë të nevojshme, por nuk mjaftojnë. Koha kërkon veprim aktiv diplomatik dhe bashkërendim të ngushtë ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës.

Realiteti i ri i krijuar pas aktgjykimit të djeshëm kërkon përgjigje të menjëhershme dhe të koordinuar. Prishtina dhe Tirana duhet të ulen pa vonesë në një tryezë të përbashkët. Dy qeveritë, përkatësisht kryeministrat Kurti dhe Rama, së bashku me ekspertë të së drejtës ndërkombëtare, drejtësisë, diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, duhet të ndërtojnë një platformë të përbashkët për një veprim diplomatik të koordinuar. Kjo platformë duhet të synojë mbrojtjen e së drejtës së luftës çlirimtare, të së vërtetës historike dhe të së drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe vetëvendosje, si dhe të kërkojë që drejtësia ndërkombëtare të zbatohet mbi standarde të barabarta dhe të paanshme.

Sot nuk ka rëndësi kush është President i Kosovës. Institucionet dhe funksionet ndryshojnë, por interesi i shtetit dhe i kombit mbetet. Ajo që ka rëndësi është pozita e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe aftësia jonë për të vepruar me një zë, me koordinim institucional dhe me një strategji të qartë.

Ambasadorët tanë kanë nevojë për udhëzime të qarta. Ambasadat tona kanë nevojë për një plan të përbashkët veprimi. Diplomacia jonë ka nevojë për objektiva, prioritete dhe koordinim.

Nuk mund të vazhdojmë të qëndrojmë në udhëkryq, pa e ditur nëse duhet të ecim majtas apo djathtas. Për shumë kohë kemi shpenzuar energji duke u marrë me njëri-tjetrin, në vend që ta përqendrojmë atë energji në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Nuk është koha për deklarata të ndara. Është koha për veprim të përbashkët.

Nuk është koha për përçarje. Është koha për bashkim. Nuk është koha për të pritur. Është koha për të vepruar. Kosova dhe Shqipëria duhet ta kuptojnë se, në momentet vendimtare, bashkimi ynë nuk është vetëm një vlerë kombëtare është domosdoshmëri politike dhe strategjike. Në kohën në të cilën po jetojmë, as shtetet me histori mijëravjeçare nuk mund t’ia lejojnë vetes të ecin pa aleanca, pa koordinim dhe pa strategji të qartë. Aq më pak mund t’ia lejojmë vetes ne, si një komb që ende ka shumë punë për të bërë për forcimin e pozitës së tij ndërkombëtare.

Prandaj, na duhet më pak përçarje dhe më shumë bashkim; më pak deklarata dhe më shumë diplomaci; më pak përplasje mes nesh dhe më shumë punë të përbashkët për Kosovën.

Sepse kur kemi qenë bashkë, kemi fituar.

Dhe vetëm të bashkuar mund ta mbrojmë atë që kemi arritur me aq shumë sakrificë.

kërkonmehajveprim

Të ngjashme

Djali i Agim Ramadanit: Liria kërkon sakrificë, në finale do të triumfojmë

Djali i Agim Ramadanit: Liria kërkon sakrificë, në finale do të triumfojmë

19:02

Më shumë nga Lajme

  • 23:57Taulant Balla i bashkohet thirrjes për protestën e nesërme në Prishtinë
  • 23:30Protestuesit nisen për te selia e EULEX-it, Policia bllokon rrugën
  • 23:12Grenell: Kosova s’ka nevojë që vendimet t’i marrë një gjykatë në Holandë, duhet të vendosë vetë
  • 22:59Parashikimi i motit për të premten, 18.09.2026
  • 22:43Arifi: Shteti të rrisë kapacitetet që në Apel të ketë vendim shfajësues