Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar arrestimin e një të dyshuari për kidnapimin e Milan Vukashinoviqit. Sveçla ka bërë me dije se arrestimi i një ish-pjesëtari të MUP-it të Serbisë erdhi si rezultat i punës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe AKI-së. “Ekzistojnë dyshime të bazuara se personi i arrestuar ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur në vazhdimësi strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe kidnapimin e Milan Vukashinoviq, i cili gjatë kidnapimit u plagos rëndë dhe aktualisht është duke u trajtuar në një spital në Serbi” deklaroi Sveçla.
Lajme
Sveçla njofton arrestimin e një të dyshuari për kidnapimin e Milan Vukashinoviqit
