Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Sveçla në Ditën e Zjarrfikësve: Mirënjohje për sakrificën, paralajmëron reforma në emergjenca

GD
Gazeta Demos4 maj 2026 në 20:13
Sveçla në Ditën e Zjarrfikësve: Mirënjohje për sakrificën, paralajmëron reforma në emergjenca

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shprehur mirënjohje për zjarrfikësit në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, duke vlerësuar punën dhe sakrificën e tyre në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.

Në një postim në Facebook, Sveçla tha se zjarrfikësit me “guxim dhe përkushtim deri në sakrificë” janë në shërbim të qytetarëve çdo ditë.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, shprehim mirënjohjen dhe mbështetjen tonë të plotë për të gjithë zjarrfikësit që me guxim dhe përkushtim deri në sakrificë, mbrojnë jetën dhe pronën e qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.

Sveçla bëri të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar për përmbylljen e reformës në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, me fokus në rregullimin e statusit të zjarrfikësve, organizimin operativ dhe forcimin e kapaciteteve logjistike.

“Ministria e Punëve të Brendshme po punon me intensitet të shtuar drejt përmbylljes së reformës së domosdoshme në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave”, theksoi Sveçla.

Ai shtoi se në kuadër të këtij procesi janë rritur kapacitetet profesionale përmes trajnimeve, pajisjeve moderne dhe shtimit të personelit, derisa është punuar edhe në hartimin dhe avancimin e kornizës ligjore për emergjencat dhe zjarrfikjen.

Sipas tij, Ligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave tashmë është votuar në Kuvend, ndërsa ligjet për zjarrfikje dhe shpëtim, si dhe për fatkeqësitë natyrore, janë drejt përfundimit.

“Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave mbetet një hallkë thelbësore e sigurisë sonë kombëtare dhe e mbrojtjes së drejtpërdrejtë të jetës dhe pronës së qytetarëve”, ka deklaruar Sveçla.

Ai u zotua se reformat do të vazhdojnë deri në përmbylljen e plotë të tyre, me synim forcimin e sistemit të emergjencave dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.

Xhelal Svecla

Më shumë nga Lajme

  • 20:42Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
  • 19:50Lladrovci në Cyrih, merr pjesë në ndeshjen mes miqve të Ronaldinhos dhe Del Pieros
  • 19:45Presidentja Shiroka-Pula shtron darkë për kryetarët e komunave
  • 19:38Aksion kundër narkotikëve në Prishtinë, kapen tre persona
  • 19:36Onkologjia nis aplikimin e teknikës SBRT, për trajtimin e pacientëve me kancer