Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Suspendohen tre policë në Prishtinë, dyshohet se e ndaluan dhe e udhëzuan një qytetare drejt Çagllavicës për veprime seksuale

GD
Gazeta Demos16 tetor 2026 në 17:23
Suspendohen tre policë në Prishtinë, dyshohet se e ndaluan dhe e udhëzuan një qytetare  drejt Çagllavicës për veprime seksuale

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në kuadër të autorizimeve ligjore, ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.

Ata dyshohen për përfshirje në veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Kontrollimi i kundërligjshëm”,

Sipas informacioneve, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 15 tetor 2026, pas mesnatës, në afërsi të rreth-rrotullimit në lagjen Lakërishte në Prishtinë.

"Në bazë të pretendimeve të ankueses, derisa ajo ka qenë duke drejtuar veturën e saj, është ndaluar dhe kontrolluar nga zyrtarët policorë. Më pas, sipas saj, policët i kishin thënë të vazhdonte në drejtim të fshatit Çagllavicë me qëllim të kryerjes së veprimeve me karakter seksual.

Lidhur me këtë rast, me udhëzim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, është iniciuar procedurë penale për veprat e dyshuara, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt dhe në përputhje me procedurat ligjore.

IPK ka njoftuar se për të ndriçuar plotësisht rrethanat e këtij rasti dhe për të sqaruar pretendimet e ngritura, do të ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit."

prishtinëdyshohetveprime

Të ngjashme

344 kuti me lëndë piroteknike, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë! Policia: Dyshohet se do t’iu shiteshin protestuesve

344 kuti me lëndë piroteknike, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë! Policia: Dyshohet se do t’iu shiteshin protestuesve

10:13
Shkyçen borxhlinjtë nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë

Shkyçen borxhlinjtë nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë

09:57
Leposaviq: I mituri dyshohet se hyri nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale, ndalohet nga policia

Leposaviq: I mituri dyshohet se hyri nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale, ndalohet nga policia

08:48
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në Prishtinë protestojnë para Komunës

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në Prishtinë protestojnë para Komunës

08:12

Më shumë nga Lajme

  • 18:13IPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Gjilan, dyshohen se e futën në veturë dhe e abuzuan një qytetar
  • 17:18‘‘Ju kam shporrë si mbeturina nga zyrat’’, Peci i reagon ashpër Krasniqit: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje
  • 17:15Krasniqi: Pritet arrestimi i dy kryetarëve të komunave, mund të jetë Faton Peci, mbrëmë dhashë dëshmi…
  • 16:48​Pas 27 vjetësh pritjeje rivarroset Heroi i Kosovës Idriz Rrecaj
  • 16:38Ngrihet aktakuzë ndaj Skender Llugiqit, kishte bërë thirrje që të pushkatohet Ramush Haradinaj