Heroi i Kosovës, Idriz Rrecaj, i cili u rrëmbye dhe u zhduk me dhunë më 19 prill 1999, është rivarrosur sot në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt.
Rrecaj u rivarros, pasi eshtrat e tij u gjetën në varrezën masive në veri të vendit dhe mw pas përmes analizës së ADN-së.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë qindra qytetarë, përfshirë ish-presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku e deputetë të Kuvendit të Kosovës.




