Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi ka ardhur pasi në një banesë u zbuluan të magazinuara lëndë piroteknike të kontrabanduara. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se lëndët piroteknike do t’iu shiteshin pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit.
“Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Fireëorks”. Zbulohet një banesë ku ishin magazinuar lëndë piroteknike të kontrabanduara, dyshohet për t’ua shitur pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit, arrestohet 24-vjeçari. Sekuestrohen 344 kuti me lëndë piroteknike të ndryshme, me vlerë rreth 40 000 euro.
Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që kishte magazinuar në banesë sasi të konsiderueshme lëndësh piroteknike, me qëllim përdorimin për qëllime të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Fireëorks”. Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi E. R., 24 vjeç.


