Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Supremja shfuqizon tarifën prej 3-eurove për shoqëruesit e pacientëve në QKUK

GD
Gazeta Demos13 maj 2026 në 15:33
Supremja shfuqizon tarifën prej 3-eurove për shoqëruesit e pacientëve në QKUK

Gjykata Supreme e ka shpallur të paligjshme tarifën prej 3-eurosh për personat shoqërues mbi 15-vjeç të pacientëve gjatë qëndrimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në njoftimin e Supremes thuhet se pas administrimit të provave dhe shqyrtimit të dispozitave kushtetuese dhe ligjore, është vlerësuar se dispozitat e kontestuara nuk kanë bazë të mjaftueshme ligjore dhe se përmes tyre është zgjeruar në mënyrë të palejuar nocioni i “bashkëpagesës”.

Në aktgjykim, Gjykata thekson se bashkëpagesa mund të vendoset vetëm ndaj personave që janë përfitues të drejtpërdrejtë të një shërbimi shëndetësor. Sipas vlerësimit të Gjykatës, personi shoqërues nuk e plotëson këtë kriter, pasi prania e tij në institucionin shëndetësor lidhet me mbështetjen e pacientit dhe jo me marrjen e shërbimeve shëndetësore.

“Gjykata Supreme po ashtu ka vlerësuar se Ministria e Shëndetësisë, përmes Udhëzimit Administrativ nr.03/2024, ka tejkaluar autorizimin ligjor të dhënë nga Ligji për Shëndetësi, duke krijuar një detyrim të ri financiar pa bazë të qartë ligjore, në kundërshtim me parimin e legalitetit’, thuhet në njoftim.

Aty theksohet se tarifimi i personave shoqërues cenon të drejtat e qytetarëve në qasje të barabartë dhe efektive në kujdesin shëndetësor, “veçanërisht duke pasur parasysh praktikën faktike në institucionet publike shëndetësore, ku prania e familjarëve shpesh paraqet nevojë reale për mbështetje të pacientëve gjatë hospitalizimit”.

“Gjykata Supreme ka konstatuar se aktet nënligjore duhet të jenë në përputhje me ligjin dhe nuk mund të krijojnë kategori të reja tarifimi apo detyrime financiare që nuk janë të parapara me ligj”, theksohet tutje në njoftim.

qkuk

Më shumë nga Lajme

  • 19:31Vendimi në Hagë, EULEX-i paralajmëron gatishmëri për 16 shtatorin
  • 19:12Tërheqja e Sejdiut, vjen reagimi i Abdixhikut
  • 19:05"Ne si familje jemi krenar me gjithë të bëmat e tij gjatë luftës" , flet vëllai i '10-shit' të UÇK-së pak para vendimit
  • 18:56Hamza takohet me ambasadorin e BE-së, diskutojnë integrimin e Kosovës dhe reformat
  • 18:56Policia forcon bashkëpunimin me SHBA-në në luftën kundër krimit transnacional