Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Hekuran Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës nën dyshimet për keqpërdorimin e 2.2 milionë eurove

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2026 në 12:37
Hekuran Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës nën dyshimet për keqpërdorimin e 2.2 milionë eurove

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurori ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij në Komunën e Prishtinës.

Ai ka thënë se ky kallëzim penal ka ardhur në lidhje me keqpërdorimin 2.2 milionë eurove mjete buxhetore, siç është konstatuar edhe nga auditimi i Zyrës Kombëtare të Auditimit.

“Veprimet e dyshuara që kanë rezultuar me keqpërdorim të 2.2 milione eurove janë: keqpërdorimi i detyrës zyrtare, falsifikimi i dokumentit zyrtar, mashtrimi, dhe përdorimi i paautorizuar i pasurisë”, ka shkruar Murati.

Ai ka thënë se Ministria e Financave ka nënshkruar marrëveshje financiare me BERZH-in për kredi 5 milionë euro, dhe ka thënë se këto mjete i ishin vënë në dispozicion Komunës së Prishtinës për investime në renovim dhe ngrohje të shkollave, çerdheve, dhe institucioneve tjera publike.

“Në vend se të kryente investimet e parapara, zyrtarët përgjegjës nga Komuna e Prishtinës kanë keqpërdorur rreth 44% të mjeteve të vëna në dispozicion duke kryer pagesa për fatura që nuk kishin fare të bënin me projektin sipas marrëveshjes. Shuma prej 2.2 milione eurove është ekzekutuar nëpërmjet 21 transaksioneve në kohë të ndryshme, pra nuk bëhet fjalë për ndonjë lëshim teknik apo gabim procedural, por me skemë keqpërdorimi të paramenduar”, ka shkruar Murati.

Sipas Muratit, disa prej projekteve në emër të të cilave janë bërë pagesa, as që kanë ekzistuar në buxhet.

“Keqpërdorimi i 2.2 milionë eurove dhe fakti që kjo është bërë me paramendim në 21 transaksione të ndryshme, len të kuptohet që personat e përfshirë kanë qenë të bindur se janë të paprekshëm nga ligji. Ftoj prokurorinë që të veprojë shpejt e pa hezitim, sepse për çdo ditë që kalon, rritet rreziku që personat e dyshuar të vazhdojnë keqpërdorimet”, ka shtuar ai. 

eurovemuratimilionë

Më shumë nga Lajme

  • 12:42Shiroka-Pula: Të drejtat e njeriut nuk mjafton të garantohen me ligj, ato duhet të mbrohen
  • 12:4226-vjetori i Avokatit të Popullit, Qelaj: Kosova luftën për liri e ka udhëhequr paralelisht me luftën për drejtësi
  • 12:23Pas mbi dy orësh vonesë Kuvendi nis punimet, shtyhet seanca ku ishte paraparë ligji për Specialen
  • 12:07‘‘Ka marrëveshje’’, Çitaku njofton se është arritur ujdi mes PDK e VV për Ligjin për Specialen
  • 11:43Studentët në protestë, rektori i fton në takim: Kërko falje, na ke krahasuar me regjimin serb