Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Super lajm! – Murati: Banka Botërore e largon Kosovën nga lista e shteteve fragjile dhe në situatë konflikti

GD
Gazeta Demos9 korrik 2025 në 17:01
Super lajm! – Murati: Banka Botërore e largon Kosovën nga lista e shteteve fragjile dhe në situatë konflikti

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Banka Botërore e ka larguar Kosovën nga lista e shteteve fragjile dhe në situatë konflikti.

Murati e ka cilësuar këtë si super lajm.

“Pas mëse 15 vitesh si shtet anëtar në Bankën Botërore, këtë javë kemi pranuar njoftimin që Kosova është larguar nga kjo listë. Ky ndryshim përbën avancim të jashtëzakonshëm dhe i vulos arritjet tona si shtet duke dëshmuar stabilitet institucional dhe qëndrueshmëri ekonomike”, ka shkruar Murati.

Sipas tij, largimi nga kjo listë do të ketë ndikim pozitiv në perceptimin ndërkombëtar karshi Republikës së Kosovës dhe e rritë besueshmërinë e investitorëve të huaj.

“Njëkohësisht, kjo dëshmon edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me Bankën Botërore, por edhe koordinimin jashtëzakonisht të mirë në mes të institucioneve vendore si MFPT dhe BQK. Patjetër që falënderim i veçantë shkon për të gjithë që janë angazhuar drejt kësaj arritjeje”, përfundon postimi i Muratit.

Më shumë nga Lajme

  • 14:57Mbërrin në Shqipëri Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-së
  • 14:56Nga 1000 euro borxh në 8000 euro kthim: Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për fajde në Rahovec
  • 14:55Çlirim Haziri nis iniciativën: Ta veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së, vendose edhe ti në shtëpinë tënde
  • 14:42Hamza takon krerët e OVL-UÇK-së: Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë
  • 14:40Egzoni prek me fjalët për Laurentin: Mbetën në gjysmë momentet që do t'i jetonim bashkë