Policia ka njoftuar se një grua shtetase e Gjermanisë është sulmuar fizikisht nga personi me të cilin bashkëjeton në Gjakovë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 gusht 2026, rreth orës 01:00.
Viktima, shtetase e Gjermanisë, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari, mashkull kosovar, me të cilin është në marrëdhënie bashkëjetese.
