Nënkryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, dhe i akuzuari tjetër Urosh Vukasinoviq, janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, në rastin që lidhet me sulmet ndaj gazetarëve shqiptarë gjatë protestave në Leposaviq më 16 qershor 2023.
Në fjalën e tij para trupit gjykues, Simiq tha: “E nderuar gjyqtare, absolutisht nuk jam fajtor”.
Ndërsa i akuzuari Vukasinoviq po ashtu mohoi veprën penale që i vihet në barrë, duke thënë: “Nuk e pranoj fajësinë sepse jam i pafajshëm”, shkruan EO.

