Një person ka vdekur në rrethana të dyshimta në Leposaviq.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 4 tetor, rreth orës 21:30, në rrugën magjistrale Leposaviq–Banjskë.

Një person ka vdekur në rrethana të dyshimta në Leposaviq.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 4 tetor, rreth orës 21:30, në rrugën magjistrale Leposaviq–Banjskë.
Viktima, një mashkull kosovar, në gjendje të rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKMF në Leposaviq për trajtim mjekësor, por më pas mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.
“Rr. Magjistrale, Leposaviq-Banjskë / 04.10.2026 – 21:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në gjendje të rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKMF-Leposaviq për trajtim mjekësor. Më pas nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitar meshkuj kosovarë, ndërsa trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e policisë.