Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, ka reaguar pas përplasjes me disa protestues jashtë Kuvendit të Kosovës, pas përfundimit të seancës së sotme.
Rexhepi ka thënë se është përballur me një akt, siç e ka cilësuar ai, të papranueshëm nga disa prej protestuesve
Ai ka deklaruar se incidenti e ka prekur edhe për faktin se sipas tij, familja e tij ka dhënë kontribut në luftën e UÇK-së dhe në rrugën e lirisë së Kosovës.
“Prandaj, ajo që ndodhi sot më dhemb jo vetëm për atë që më ndodhi mua, por sepse akte të tilla nuk i bëjnë nder as Kosovës, as sakrificës së popullit tonë dhe as vlerave për të cilat luftuam”, ka shkruar Rexhepi.