Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për pushtetin qendror, duke thënë se Qeveria ua ka marrë pushtetit lokal edhe kompetencat për menaxhimin e buxhetit të qytetit.
Totaj shprehet se kryeministri Kurti i ka akuzuar shpesh kryetarët e Komunave për dembelizëm, e për vjedhje, duke e quajtur këtë si skandal.
“Realisht, kjo është një skandal dhe në vende të civilizume kishte me ndodh skandal, kishte me ndodh protesta shumë seriozë dhe kërkesapër ndoshta edhe për dorëheqje të kryeministrit ose të paktën për kërkimfalje”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Totaj ka vlerësuar se akuzat e Kurtit ndaj kryetarëve të komunave që zgjidhen nga vetë qytetarët, janë strategji dhe populizëm i gabuar.
