Dhjetëra supermarkete në disa vende evropiane janë përballur me probleme në sistemet e ftohjes, duke shkaktuar dëmtimin e produkteve ushqimore dhe humbje financiare.
Një valë e re sulmesh të dyshuara kibernetike ka goditur sistemet e ftohjes në dhjetëra supermarkete në disa vende evropiane, duke bërë që temperaturat e frigoriferëve dhe ngrirësve të rriten në mënyrë të papritur, përcjell albinfo.ch.
Incidentet janë raportuar të hënën, më 2 nëntor, në Belgjikë, Suedi, Luksemburg, Irlandë dhe Estoni, ndërsa probleme të ngjashme janë evidentuar edhe në vende të tjera evropiane.
Në disa raste, temperaturat e pajisjeve frigoriferike kanë arritur deri në 50 gradë Celsius, duke detyruar supermarketet të largojnë ose të asgjësojnë produkte ushqimore që nuk mund të ruheshin më në kushte të sigurta.
Në Belgjikë, rrjeti Delhaize ka konfirmuar se rreth 40 dyqane janë prekur nga një incident informatik, ndërsa Carrefour ka raportuar probleme në 15 pika shitjeje.
Probleme të ngjashme janë shfaqur edhe në Suedi, ku rrjetet ICA dhe Coop kanë raportuar rritje të pazakonta të temperaturave në sistemet e ftohjes.
Në Irlandë, rrjeti SuperValu ka njoftuar se 13 dyqane janë prekur nga një incident kibernetik që lidhet me një model të caktuar të sistemeve frigoriferike.


