Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Studentët shqiptarë takojnë eurodeputetë, diskutojnë për gjuhën shqipe në Maqedoni të Veriut

GD
Gazeta Demos11 qershor 2026 në 18:47
Studentët shqiptarë takojnë eurodeputetë, diskutojnë për gjuhën shqipe në Maqedoni të Veriut

Dy prej studentëve të nismës që provimi i jurisprudencës të mund të jepet edhe në gjuhës shqipe, Mvelan Ademi dhe Çlirim Iseni, kanë qëndruar për vizitë në Buksel.

Në kryeqendrën evropiane ata kanë zhvilluar një takim me eurodeputetët, Kathleen Van Brempt dhe Thijs Reuten, si dhe me këshilltarët për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Joeri Maas dhe Ine Goris.

Në një njoftim në Facebook, Ademi ka thënë se në takim është diskutuar për moszbatimin e ligjit dhe të drejtave kushtetuese që lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, si dhe për mungesën e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Ai theksoi se është kërkuar që këto çështje të ngrihen në Parlamentin Evropian dhe në institucionet e Bashkimit Evropian, me qëllim adresimin e shkeljeve dhe vonesave në zbatimin e detyrimeve kushtetuese.

Ademi ka theksuar gjithashtu se pozita e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duhet të trajtohet me prioritet, duke respektuar rolin e tyre si popull shtetformues dhe faktor të rëndësishëm në zhvillimin e shtetit.

Për kërkesat e studentëve shqiptarë, ka pasur protesta në Shkup, Tiranë e në Prishtinë.

Më shumë nga Lajme

  • 13:56Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe
  • 13:55Arrestohen pesë persona në Prishtinë për narkotikë, sekuestrohen mbi 570 gramë kokainë dhe marihuanë
  • 13:37Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hudhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
  • 13:28“Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?” – emocionon vëllai i Erona Coklit në protestë
  • 13:28Çitaku: Jemi pajtuar që diskutimet rreth strategjisë për gjyqin në Hagë të mbeten konfidenciale