Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se anëtarët e grupit punues për strategjinë shtetërore lidhur me apelimin e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë pajtuar që diskutimet të mbeten konfidenciale.
Çitaku tha se fokusi duhet të jetë te puna konkrete dhe jo te deklaratat publike, derisa takimi i grupit punues po zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
“Jemi dakorduar për konfidencialitetin e këtij grupi. Duhet të flasë puna, jo deklaratat. Disa marrëveshje po, disa jo për publik”, tha Çitaku.




