Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Starmer nis vizitën në Pekin: Britania e Madhe kërkon një raport konsistent me Kinën

GD
Gazeta Demos28 janar 2026 në 13:24
Starmer nis vizitën në Pekin: Britania e Madhe kërkon një raport konsistent me Kinën

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka nisur një vizitë tre-ditore në Pekin, duke u bërë kryeministri i parë britanik në tetë vjet që viziton Kinën.

Starmer udhëton së bashku me rreth 60 drejtues kompanish, universiteteve dhe institucioneve kulturore, me synimin e zhvillimit të marrëdhënieve tregtare dypalëshe me Pekinin. Gjatë vizitës, ai pritet të takohet me presidentin kinez Xi Jinping.

Në një deklaratë për gazetarët gjatë fluturimit drejt Pekinit, Starmer tha se Britania e Madhe dëshiron një “qasje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme ndaj Kinës”, duke theksuar se nuk do të devijojë “nga epoka e artë në epokën e akullnajave”.

Në një intervistë të mëparshme për Bloomberg, kryeministri britanik shtoi se Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të zgjedhë midis SHBA-së dhe Kinës, duke theksuar se takimi me presidentin kinez nuk do të dëmtonte lidhjet me Uashingtonin.

Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e ekonomisë kineze, duke deklaruar se Britania nuk mund ta injorojë ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Më shumë nga Lajme

  • 13:56Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe
  • 13:55Arrestohen pesë persona në Prishtinë për narkotikë, sekuestrohen mbi 570 gramë kokainë dhe marihuanë
  • 13:37Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hudhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
  • 13:28“Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?” – emocionon vëllai i Erona Coklit në protestë
  • 13:28Çitaku: Jemi pajtuar që diskutimet rreth strategjisë për gjyqin në Hagë të mbeten konfidenciale