Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Standard për privatësinë në Kosovë: Gjykata vendos se qasja në telefon pa urdhër gjyqësor është kundërkushtetuese

GD
Gazeta Demos5 dhjetor 2025 në 23:46
Standard për privatësinë në Kosovë: Gjykata vendos se qasja në telefon pa urdhër gjyqësor është kundërkushtetuese

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka marrë vendim se ekzaminimi i telefonave pa urdhër të gjykatës shkel të drejtën kushtetuese për privatësi. Vendimi shënon një kthesë vendimtare në mbrojtjen e të drejtës kushtetuese dhe vendos një standard të ri për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.

Avokati Faton Fetahu , i cili përfaqësonte klientin Sh.P., ka thënë se ky vendim ndalon praktikën e gabuar dhe të dëmshme të prokurorëve që për më shumë se dy dekada urdhëronin hapjen e telefonave pa leje gjyqësore, në kundërshtim me nenin 36 (3) të Kushtetutës.

“Ky vendim prek secilin prej nesh, sepse telefoni i çdo qytetari është tani i mbrojtur nga ndërhyrjet arbitrare. Siguria juridike rritet, shteti i së drejtës forcohet dhe qytetarët marrin garanci reale se privatësia e tyre nuk mund të shkelet sipas dëshirës së një prokurori,” tha Fetahu.m

Ai theksoi se vendimi është edhe fitore për qytetarët, duke vendosur një precedent që ndalon përdorimin e provave të marra në mënyrë të kundërligjshme dhe nxit korrigjimin e padrejtësive të mëparshme, përfshirë rastin e klientit të tij, i cili qëndroi mbi dy vite në paraburgim mbi bazën e provave që tani u shpallën të paligjshme.

Gjykata në përbërje të kryetarit Lutfi Shala dhe anëtarëve Vesel Ismaili dhe Rrahman Beqiri ka theksuar se fshehtësia e komunikimeve, mesazheve dhe të dhënave personale është e pacenueshme dhe mund të kufizohet vetëm me vendim gjyqësor, në përputhje me proporcionalitetin e qëllimit të hetimit.

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Shqipëri: 5 vatra aktive, ndërhyrje me helikopterë në disa zona
  • 23:00Peci: Kosova po i afrohet anarkisë, shtatori pritet të jetë i nxehtë
  • 22:49Qorolli: Deri në fundjavën e ardhshme, lajme pozitive për presidentin
  • 22:44“Takimet LVV-LDK po bëhen për të fituar kohë, vendi shkon në zgjedhje”
  • 22:41Gjykatësi urdhëron hetim për vdekjen e kriminelit Ratko Mladiq, autoritetet holandeze nisin verifikimet