Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Spitali i Gjakovës: Pacientja që vdiq dje ishte qe tre vjet në gjendje komatoze

GD
Gazeta Demos29 nëntor 2025 në 13:10
Spitali i Gjakovës: Pacientja që vdiq dje ishte qe tre vjet në gjendje komatoze

Spitali i Gjakovës “Isa Grezda” ka reaguar pas raportimit lidhur me vdekjen e një gruaje, për të cilën u pretendua se ishte trajtuar në mënyrë të pandërgjegjshme nga stafi mjekësor.

Këto akuza janë mohuar nga institucioni shëndetësor.

Sipas spitalit, pacientja M.R. ka qenë në gjendje komatoze për më shumë se tre vite dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë e shtrirë në Kujdes Intensiv Qendror, duke marrë trajtim të vazhdueshëm profesional.

“Për tri vite me radhë, pacientja është trajtuar nga mjekët dhe infermierët e kujdesit intensiv, në përputhje të plotë me protokollet mjekësore të aplikueshme për raste të tilla”, thuhet në reagimin e tyre në facebook.

Spitali theksoi se personi që ka bërë denoncimin nuk është familjar i pacientes, ndërsa deklaratat e tij i cilëson si tentativë të qëllimshme për të njollosur punën e stafit mjekësor.

“Deklaratat e tij nuk përputhen me faktet dhe paraqesin tentativë të qëllimshme për të njollosur punën e stafit mjekësor, i cili për tri vite ka ofruar kujdes të pandërprerë, profesional dhe të përgjegjshëm.

Edhe pse Kujdesi Intensiv operon me rregulla strikte për vizitorët, për shkak të ndjeshmërisë së rastit janë bërë tolerime të kontrolluara, dhe familjarët kanë qenë të pranishëm në Kujdes Intensiv Qendror gjatë gjithë kohës sa ka jetuar pacientja.

Nuk është detyrë e jona të hyjmë në çështje të brendshme familjare dhe askush nuk mund të përfitojë duke shpifur apo duke manipuluar opinionin me deklarata të pavërteta.

Kërkojmë që organet kompetente, Inspektorati Shëndetësor, Policia dhe Prokuroria, ta trajtojnë rastin me seriozitet dhe të mos lejojnë baltosjen e punës së punëtorëve shëndetësorë për interesa personale të askujt”, deklaroi Spitali në Gjakovë.

Mjeku

Më shumë nga Lajme

  • 17:43Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje
  • 17:31SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
  • 17:27Komandanti i FSK-së priti në takim senatoren Ernst, diskutohet forcimi i bashkëpunimit
  • 17:22Plani i Vuçiqit për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar realist me pasoja për Kosovën?
  • 17:16I zhdukur që nga 2 korriku, Policia kërkon ndihmë për gjetjen Xhafer Raqin