Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët

GD
Gazeta Demos26 tetor 2026 në 22:40
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versioneve me më pak redaktime të transkripteve të dëshmive të dhjetë dëshmitarëve në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në vendimin e publikuar më 26 tetor 2026, Trupi Gjykues II ka vlerësuar se pjesët e transkripteve që nuk kërkojnë redaktime të mëtejshme mund të bëhen publike, duke ruajtur mbrojtjen e identitetit, privatësisë dhe sigurisë së dëshmitarëve dhe personave të tjerë.

Trupi gjykues ka miratuar redaktimet e propozuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me disa ndryshime, ndërsa ka vlerësuar se disa redaktime shtesë të kërkuara nga Zyra për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Dëshmitarëve nuk janë të nevojshme, veçanërisht kur informacionet përkatëse janë tashmë publike.

Sipas vendimit, Prokuroria duhet t’ia dorëzojë Zyrës së Regjistrimit versionet e transkripteve me më pak redaktime, ndërsa kjo e fundit duhet të sigurojë zbatimin e redaktimeve përkatëse edhe në versionet në gjuhën shqipe dhe serbe, si dhe në incizimet audio-vizuale, për aq sa është teknikisht e mundur./RTK

redaktimetranskriptevespecialja

Më shumë nga Lajme

  • 23:33Kuçi ngre shqetësimin për fëmijën e Arlindës: Djali i kidnapuar - familja Zekaj pa mbrojtje
  • 23:32Latifi: Talebanët shqipfolës janë të fundit që mund të flasin për të drejtat e grave
  • 23:25Arrestohen 4 shqiptarë në Spanjë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë me vlerë 413 mijë euro
  • 22:58Kryetarja Haxhiu në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut
  • 22:50Vrasja e Arlindës, VV: 8 gra dhe 9 burra të vrarë sivjet dëshmojnë peshën e rëndë të dhunës vrasëse në shoqërinë tonë