Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka thënë se kryeministri Albin Kurti u tregua ‘koprrac’ gjatë bisedimeve me PDK-në e LDK-në për çështjen e presidentit.Ai ka thënë se Kurti do të duhej t’i ofronte njërit nga liderët e këtyre partive postin e presidentit.
Spahiu ka vlerësuar se në këtë rast më i përshtatshmi për Kurtin do të ishte Lumir Abdixhiku president.“Kurti u tregua shumë koprrac në bisedime me partneret, duke mos lëshuar pe.
Ka pasur mundësinë që t’u thotë dy liderëve të partive opozitare dhe të zgjedh njërin prej tyre, tu thotë bjermi nënshkrimet dhe ti je president dhe me zgjedh cili i konvenon më shumë. Mendoj se Lumiri i kish leverdisë më shumë për shkak të fuqisë politike më të vogël”, ka thënë Spahiu në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
