Gazmend Ahmeti, 43-vjeçari nga fshati Mihaliq i Vushtrrisë, do të varroset sot pas vdekjes tragjike që ndodhi një ditë më parë në vendin e tij të punës.

Ai humbi jetën në rrugën Ferizaj-Prishtinë, pasi dyshohet se ra nga një lartësi teksa punonte.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 16:30, në varrezat e fshatit Mihaliq.