Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është i ftuar në “Pressing” të T7.
Hamza tha se deri më tani nuk ka drejtësi, teksa ka folur për Gjykatës Speciale, ku tha se erdhi rezultat i presionit të bashkësisë ndërkombëtare. Ai tha se Gjykata Speciale është jashtë llogaridhënies.
“Gjykata ka ardhur si rezultat i një bashkëpunimi, përtej kësaj një presioni nga bashkësia ndërkombëtare, qëllimi jonë ka qenë në atë kohë që me u percaktu mes interesit të vendit dhe mundësisë që dikush ta paguajë një kosto individuale, duke besu fuqishëm që ato akuza janë të paqëndrueshme të pavërteta, normalisht është votu gjykata”.




