Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 22:47
Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetimet kryesisht pas konstatimit të publikimit dhe shpërndarjes në disa portale dhe platforma online të materialeve filmike me përmbajtje intime.

Sipas policisë, çështja po hetohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, i cili ka nisur veprimet për identifikimin e personave dhe burimeve të përfshira në publikimin dhe shpërndarjen e këtyre materialeve.

Në kuadër të hetimeve po punohet për identifikimin e adresave IP, si dhe të dhënave të tjera të faqeve dhe profileve që kanë publikuar apo shpërndarë videot.

Paralelisht, autoritetet kanë nisur procedurat për heqjen e materialeve nga platformat online ku ato janë publikuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, ndërsa hetimi po zhvillohet për disa vepra penale që lidhen me cenimin e privatësisë dhe sigurisë së të dhënave kompjuterike.

Konkretisht, bëhet fjalë për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

Nisja e hetimeve nga Policia e Tiranës vjen pas qarkullimit të gjerë të materialeve intime në rrjetet sociale dhe platforma të ndryshme online, duke e kaluar tashmë çështjen edhe në planin e hetimit penal. /TCH/

intimekanëvideot

Të ngjashme

Studentët paralajmërojnë protestë para Rektoratit, kërkojnë shkarkimin e rektorit

Studentët paralajmërojnë protestë para Rektoratit, kërkojnë shkarkimin e rektorit

21:43
Isni Kilaj tregon se shujtat në Hagë ua kanë sjellë të ngrira

Isni Kilaj tregon se shujtat në Hagë ua kanë sjellë të ngrira

16:04
Një person i lënduar nga erërat e forta mbrëmë në Kosovë, këto janë komunat më të prekura

Një person i lënduar nga erërat e forta mbrëmë në Kosovë, këto janë komunat më të prekura

08:24
Erërat e forta shkaktuan dëme materiale në Ferizaj, zjarrfikësit japin detaje

Erërat e forta shkaktuan dëme materiale në Ferizaj, zjarrfikësit japin detaje

07:58

Më shumë nga Lajme

  • 08:46Burri në Graçanicë raporton se frikësohet nga bashkëshortja, policia interviston gruan
  • 08:33“Si me pas qenë kriminel, s’kam fjalë”, Balla reagon ashpër për përcjelljen e Jakup Krasniqit nga EULEX-i
  • 08:05Jakup Krasniqi sot përfundon vizitën në Kosovë
  • 08:00KEDS: Këto vende do të mbesin pa rrymë
  • 07:59Vranët e me diell, në disa vende mundësi për reshje shiu