Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

GD
Gazeta Demos2 nëntor 2025 në 08:26
Sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Të dielën në Maqedoninë e Veriut mbahet raundi i dytë për kryetarë në 33 komuna, në të cilat nuk kishte fitues më 19 tetor.

Të drejtë vote kanë 1 milion e 13 mijë e 375 qytetarë prej tyre 474.394 në Shkup. Në rrethin e dytë do të votohet në gjithsej 33 komuna përfshirë Qytetin e Shkupit. Në tri vendvotime në Shuto Orizare do të ketë rivotim për këshilltarë komunalë, pasi Gjykata Administrative i shfuqizoi rezultatet pas parregullsive të konstatuara.

Në katër komuna ku nuk u arrit census në raundin e parë, do të ketë përsëritje të zgjedhjeve, 60 ditë pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga zgjedhjet lokale. Bëhet fjalë për Gostivarin, Vrapçishte, Qendra Zhupa dhe Mavrovë- Rostusha.

Zyra e Avokatit të Popullit gjithashtu gjatë procesit të votimit, nga ora 07 deri në ora 19 do të ketë të hapur linjë telefonike falas për paraqitjen e shkeljes të së drejtës zgjedhore. Qytetarët këtë mund ta bëjnë në numrin e telefonit: 0800-54321.

Lexo po ashtuBajrami i reagon Haxhiut dhe Muratit: Hipokrizia që bëjnë e lëvizin me xhipa të ziVotimet do të vëzhgohen nga 1569 vëzhgues, 904 vendorë dhe 651 ndërkombëtarë, ndërsa për raportim janë akredituar dhe 14 gazetarë të huaj.

Më shumë nga Lajme

  • 12:01Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
  • 11:55Zjarri në Milot drejt shuarjes, ndërhyrje nga ajri dhe toka
  • 11:52Aktiviteti në një fshat të Shqipërisë ku mori pjesë Mickoski, u ekzekutua himni i RMV e jo ai shqiptar – Hoxha reagon për skandalin
  • 11:50Vdekja e katërt në KEK, sindikata: Kushtet e punës janë jashtëzakonisht të rënda
  • 11:50Këta janë emrat më të popullarizuar për foshnjat në Zvicër – mes tyre edhe dy emra shqiptarë