Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bllokimi i minatorëve, reagon Trepça: U ndal rryma, 54 minatorë dolën përmes shkallëve, 9 pas rikthimit të energjisë

GD
Gazeta Demos8 tetor 2026 në 10:37
Bllokimi i minatorëve, reagon Trepça: U ndal rryma, 54 minatorë dolën përmes shkallëve, 9 pas rikthimit të energjisë

Trepça ka reaguar lidhur me bllokimin e 63 minatorëve në një minierë, se kjo ndodhi për shkak se dje, ka ndodhur një avari në Trafon Tuneli, përkatësisht në sistemin 35 kV, si pasojë e së cilës është ndërprerë furnizimi me energji elektrike për Minierën me Flotacion Trepça në Stan Tërg dhe Njësinë e Flotacionit.

Nga njoftimi i saj, Trepça bën të ditur se pas ndërprerjes së energjisë elektrike:   – 54 minatorë kanë dalë në sipërfaqe përmes shkallëve emergjente; – 9 minatorët e mbetur kanë qëndruar në minierë deri në rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

‘’ Furnizimi me energji elektrike për Minierën me Flotacion Trepça në Stan Tërg është rikthyer në orën 02:30, ndërsa 9 minatorët e mbetur kanë dalë në sipërfaqe në orën 02:50. Pas rikthimit të energjisë elektrike, ndërrimi i parë ka filluar punën normalisht në minierë. Ndërkohë, Njësia e Flotacionit ka mbetur jashtë funksionit për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga avaria në trafon 35 kV’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi:

NJOFTIM PËR AVARINË NË TRAFON TUNELI I PARË

Më datë 07.10.2026 në orën 19:30, ka ndodhur një avari në Trafon Tuneli, përkatësisht në sistemin 35 kV, si pasojë e së cilës është ndërprerë furnizimi me energji elektrike për Minierën me Flotacion Trepça në Stan Tërg dhe Njësinë e Flotacionit.

Në momentin e avarisë, në minierë kanë qenë gjithsej 63 minatorë, të cilët ishin në ndërrimin e dytë dhe ishte planifikuar ta përfundonin ndërrimin në orën 23:00.

Pas ndërprerjes së energjisë elektrike:

  – 54 minatorë kanë dalë në sipërfaqe përmes shkallëve emergjente;

  – 9 minatorët e mbetur kanë qëndruar në minierë deri në rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

Furnizimi me energji elektrike për Minierën me Flotacion Trepça në Stan Tërg është rikthyer në orën 02:30, ndërsa 9 minatorët e mbetur kanë dalë në sipërfaqe në orën 02:50.

Pas rikthimit të energjisë elektrike, ndërrimi i parë ka filluar punën normalisht në minierë.

Ndërkohë, Njësia e Flotacionit ka mbetur jashtë funksionit për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga avaria në trafon 35 kV.

Ekipet teknike janë duke punuar në sanimin e avarisë, përfshirë kontrollimin dhe zëvendësimin e pesë (5) siguresave mbrojtëse 6.3 kV, si dhe të elementeve të tjera përkatëse të instalimit elektrik.

Procesi i sanimit është vështirësuar nga mungesa e pjesëve rezervë në magazinë, pasi këto pjesë nuk disponohen aktualisht në stok.

Pas përfundimit të riparimeve dhe kryerjes së të gjitha verifikimeve teknike dhe të sigurisë, do të bëhet rikthimi i plotë i furnizimit me energji elektrike dhe vënia në funksion e Njësisë së Flotacionit.

Ne mbesim të angazhuar me të gjitha mundësistë tona dhe pa kursyer asgjë nga ajo që dimë e mundemi, për ta kthyer situatën në normalitet. Për zhvillimet e mëtejshme dhe përfundimin e sanimit të avarisë do të njoftoheni me kohë.

trepçaenergjisëelektrike

Të ngjashme

Schubel e Rizvanolli diskutojnë për tranzicioin drejt energjisë së pastër

Schubel e Rizvanolli diskutojnë për tranzicioin drejt energjisë së pastër

17:29
Ministria e Hotit njofton për subvencionim të faturave të energjisë elektrike, ia huq fortë me fotografinë – AI ia ndërron fytyrat ministrave

Ministria e Hotit njofton për subvencionim të faturave të energjisë elektrike, ia huq fortë me fotografinë – AI ia ndërron fytyrat ministrave

13:31

Më shumë nga Lajme

  • 11:37Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë
  • 11:33Sindikata për bllokimin e minatorëve: Situata alarmante, duhen veprime urgjente në Trepçë
  • 11:28Rizvanolli publikon foto me minatorët që u bllokuan dje në minierë, falënderon ata që ‘‘kontribuuan në përballim të situatës’’
  • 10:37Kurti thotë se do ta takojë presidenten sot
  • 10:23Ndalohen punimet një objekt ndërtimi në Ferizaj