Sot do t'i jepet lamturmira e fundit, Arianit Çetaj, i cili pa shenja jete paraditen e së enjtes në shtëpinë e familjes, në rrugën “Vëllazëria Dalemani” në Pejë.
Arianiti i cili ishte djali i rapsodit të njohur Hasan Çetaj, do të varroset në varrezat e qytetit të Pejës.
Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet pas ekzaminimeve mjeko-ligjore.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se dje u nda nga jeta djali ynë i dashur, Arianit Çetaj.
