Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sot dhe nesër reshje intensive në jug dhe veri të Shqipërisë, rrezik përmbytjesh

GD
Gazeta Demos5 janar 2026 në 18:12
Sot dhe nesër reshje intensive në jug dhe veri të Shqipërisë, rrezik përmbytjesh

Sot dhe nesër priten reshje me intensitet të lartë në veri e jug të Shqipërisë.

Në një njoftim të Institutit të Gjeoshkencave, reshjet me intensitet të lartë do të përfshijnë Lezhën dhe Shkodrën, Kukësi, Vlora dhe Gjirokastra.

Po ashtu raportohet se në disa qarqe mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve. Zonat urbane mund të shfaqen probleme me përmbytjet.

NJOFTIMI Sot pasdite (e hënë, dt. 05) dhe nesër (e martë, dt. 06) priten reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit. Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve. Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e Enjte dt.08 Janar, do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë. Lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë rrezik të shtuar për përmbytje me prurje dhe nivele të larta në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET Sot pasdite (e hënë, dt. 05) dhe nesër (e martë, dt. 06) në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shume intensive. Në qarqet Lezhë, Berat dhe Korçë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri mesatare. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURA Nesër (e martë, dt. 06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 13/ 17 °C në vendet e ulëta: 12 / 17 °C në vendet malore: 5 / 11 °C

ERA Sot pasdite (e hënë, dt. 05) dhe nesër (e martë, dt. 06) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në veri.

Durres

Më shumë nga Lajme

  • 18:28Inspektorati vazhdon kontrollet, tërhiqen nga tregu produkte me yndyrë bimore
  • 18:23Çitaku: PDK do të përdor çdo mjet demokratik për ta kthyer Kosovën në binarë të drejtë
  • 18:21Plagoset me armë zjarri një person në Gjakovë
  • 18:08Mustafa: Procesi i krijimit të institucioneve të vendoset brenda rendit kushtetues
  • 17:58Përfundon mbledhja e Kryesisë së PDK-së