Bashkimi Europian nuk e ka komentuar drejtpërdrejt dosjen e Vlora Hysenit, por nga Brukseli ka ardhur një mesazh i qartë: Komisioni Europian shpreh besim të plotë te SPAK për hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të organizuar.
I pyetur lidhur me çështjen ku është përfshirë ish-drejtuesja e SHISH dhe masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të vendosur ndaj saj, zëdhënësi i Komisionit Europian për zgjerimin, Guillaume Mercier, u shpreh se Brukseli nuk komenton çështjet që janë ende në proces. Mercier mban zyrtarisht detyrën e zëdhënësit të Komisionit për zgjerimin.
Megjithatë, pas këtij qëndrimi për rastin konkret, ai përcolli një mesazh të drejtpërdrejtë në lidhje me institucionin që po kryen hetimet.
Ne nuk komentojmë çështje që janë në proces, por ajo që mund të themi është se ne i ndjekim nga afër zhvillimet që lidhen me shtetin e së drejtës, veçanërisht reformat në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, fusha në të cilat Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm”, deklaroi Mercier.
Zëdhënësi i Komisionit Europian vijoi duke shprehur në mënyrë të qartë mbështetjen për SPAK:




