Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Gërvalla: Tetë gra të vrara në Kosovë për dhjetë muaj, institucionet duhet ta meritojnë besimin e viktimave

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2026 në 22:01
Gërvalla: Tetë gra të vrara në Kosovë për dhjetë muaj, institucionet duhet ta meritojnë besimin e viktimave

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, gjatë fjalës së saj,në ceremoninë e hapjes së fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, theksoi rëndësinë e raportimit të dhunës, duke thënë se institucionet duhet ta meritojnë besimin e viktimave dhe të garantojnë mbrojtjen e tyre.

Ajo u bëri thirrje grave që t’i drejtohen institucioneve, si Qendrat për Punë Sociale, policia, prokuroria dhe gjykatat, duke nënvizuar se shteti duhet të jetë në gjendje t’i mbrojë ato.

“Kur ne u themi ‘Raporto dhunën’, duhet ta kuptojmë peshën e këtyre fjalëve. Po ju kërkojmë të na besoni. T’i besoni Qendrës për Punë Sociale, policisë, Mbrojtësit të Viktimave, prokurorisë dhe gjykatës. T’i besoni shtetit se do t’ju mbrojë. Këtë besim duhet ta meritojmë”, deklaroi Gërvalla.

Ministrja bëri të ditur se gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, në Kosovë janë vrarë tetë gra.

Ajo theksoi se secili rast duhet të shërbejë si përgjegjësi për institucionet, të cilat duhet të japin përgjigje se çfarë kanë ditur, si kanë vepruar dhe nëse është bërë gjithçka e mundur për mbrojtjen e jetës së viktimave.

duhetviktimavegërvalla

Të ngjashme

Haziri: LDK-ja duhet të ndryshojë shumë, Abdixhiku të jetë më konsistent e më agresiv në qëndrime politike

Haziri: LDK-ja duhet të ndryshojë shumë, Abdixhiku të jetë më konsistent e më agresiv në qëndrime politike

21:59
Krenar Shala: Gjykata Speciale nuk mund dhe nuk duhet të zhbëhet

Krenar Shala: Gjykata Speciale nuk mund dhe nuk duhet të zhbëhet

21:14
"Krejt çka duhet në një vend", DHF Company hap pikën e re më 28 nëntor në Pejë

“Krejt çka duhet në një vend” – DHF Center hap dyert më 28 Nëntor në Pejë

14:37
Gërvalla: Nga viti 2019 janë raportuar rreth 20 mijë raste të dhunës në familje, janë vrarë 33 gra

Gërvalla: Nga viti 2019 janë raportuar rreth 20 mijë raste të dhunës në familje, janë vrarë 33 gra

12:21

Më shumë nga Lajme

  • 22:16Vrasjet e pasluftës, Nasim Haradinaj: Kush i konstatoi që janë vrasje politike
  • 21:59Shiroka Pula: Mbrojtja e vajzave dhe grave kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi të përbashkët
  • 21:52Vodhi veturën në oborrin e shtëpisë së qytetarit nga Shtimja, arrestohet 19 vjeçari
  • 21:51Manaj: Asnjëherë s’e kemi akuzuar asnjë eksponent politik për vrasje
  • 21:50Nesër zbulohen tri shkronjat e UÇK-së në fshatin e Jakup Krasniqit