Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

28-vjetori I Masakrës së Abrisë, Haradinaj: Kosova e pagoi shtrenjtë okupimin me spastrim etnik

GD
Gazeta Demos26 shtator 2026 në 11:43
28-vjetori I Masakrës së Abrisë, Haradinaj: Kosova e pagoi shtrenjtë okupimin me spastrim etnik

Ish-kreu i Aleancës , Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 28-vjetorin e Masakrës së Abrisë së Epërme.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kujtuar viktimat e kësaj masakre, duke e cilësuar atë si një ngjarje tragjike që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.

"Sot, në përvjetorin e masakrës në Abri të Epërme, kujtojmë me dhimbje të thellë këtë ngjarje tragjike që la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë. 28 vjet më parë, forcat serbe kryen një akt barbar ndaj familjes Deliu, duke ekzekutuar 23 anëtarë, nga foshnja disa muajshe deri te plaku 94 vjeçar. Ata ishin shqiptarë të pafajshëm që dëshironin vetëm të jetonin të lirë në trojet e tyre", shkroi Haradinaj.

Ai ka përmendur edhe mësuesin Vesel Demaku dhe dy nxënësit e tij, Valdet Xhemajlin dhe Afrim Hajdarin, të cilët ranë duke luftuar kundër forcave serbe.

"Po atë ditë, mësuesi trim Vesel Demaku, së bashku me dy nxënësit e tij, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdari, ranë duke luftuar me guxim kundër armikut, duke mbrojtur lirinë deri në frymën e fundit. Kosova e pagoi shtrenjtë okupimin me spastrim etnik, shkatërrime dhe humbje njerëzore. Por vullneti ynë për liri dhe pavarësi mbeti i palëkundur. Lavdi e përjetshme Martirëve të Abrisë dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për Atdheu", tha Haradinaj.

haradinajmasakrësabrisë

Të ngjashme

Haradinaj kujton Bunjakun: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë, ta dijë se plagët tona janë të freskëta

Haradinaj kujton Bunjakun: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë, ta dijë se plagët tona janë të freskëta

09:58

Më shumë nga Lajme

  • 12:05Hallka që shpëtoi Gotovinën: Çfarë nga apeli i tij mund t’i vlejë katërshes së UÇK-së?
  • 12:04Një grup motoristësh i veteranëve dhe Unionit Shqiptar nisen nga Morina drejt Prishtinës
  • 11:46Publikohet klipi i protestës së 1 Tetorit në Prishtinë
  • 11:42Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare
  • 11:41BE reagon për arrestimin e kosovares, Vlora Hysenit, ish-shefes së Intelegjencës në Shqipëri: po i ndjekim nga afër zhvillimet