Sot bëhen 28 vite që prej vrasjes së kolonelit Ahmet Krasniqi, i cili u vra më 21 shtator 1998 pak para mesnate në Tiranë.
Nën organizimin e ish-pjesëtarëve të MMRK-së dhe veteranëve të njësive operative të UÇK-së, më 21 shtator do të mbahen homazhe në 28-vjetorin e vrasjes së ish-Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit.
Homazhet do të mbahen në orën 10:00, te varri i kolonel Ahmet Krasniqit.
Ndërsa, në orën 12:00, organizatorët do të vendosin kurora lulesh te shtatorja e kolonel Ahmet Krasniqit në Vushtrri.





