Ish-luftëtari i UÇK-së, njëherësh gazetar në Klan Kosova, Arientin Abdyli, në fjalën e tij në protestën gjithëpopullore, tha se sot shqiptarët po ngrisin zërin ndaj padrejtësive.
Ai tha se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë shënuesit e lirisë
“Luftën tonë e bëmë pa maska, pa marre dhe të drejtë. Sot jemi mbledhur këtu jo vetëm për të ngritur zërin, për padrejtësinë kundër katër komandantëve tanë, por për të mbrojtur një të vërtetë e cila nuk thyhet assesi me asnjë vendim. Jemi rreshtuar në përkrahje të katër krerëve, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi nuk janë veç emra, ata janë shënuesit e lirisë sonë, ata janë simbolet e një epopeje, janë simbolet e një populli që refuzoi të nënshtrohet", tha ai.




