Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sokol Bashota reagon pas vdekjes së dy punëtorëve në vendin e punës: Askush nuk duhet të rrezikojë jetën për bukën e gojës

GD
Gazeta Demos21 korrik 2025 në 20:00
Sokol Bashota reagon pas vdekjes së dy punëtorëve në vendin e punës: Askush nuk duhet të rrezikojë jetën për bukën e gojës

Ish-kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota ka reaguar pas lajmit për vdekjen e dy punëtorëve në vendin e punës, shkruan GazetaDemos.

Bashota tha se lajmi për vdekjen e tyre ishte një goditje e rëndë dhe e dhimbshme për të gjithë.

“Lajmi për vdekjen tragjike në vendin e punës të Daut Bajraktarit nga Jashanica dhe Hazir Jakupit, vëllait të dëshmorit Fitim Jakupi nga Caraviku, ishte një goditje e rëndë dhe e dhimbshme për të gjithë ne”, tha ai.

Ai përmendi HazirJakupin ku pas rënies heroike të vëllait të tij, ai iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ndjekur idealin dhe gjakun e vëllait për liri, ndërsa sot ata të dy humbën jetën në përpjekje për të siguruar jetesën.

“Ky dhe shumë raste tjera tragjike të kësaj natyre duhet të jenë alarm për institucionet e vendit dhe kompanitë ndërtimore. Punëtorët tanë kanë nevojë për siguri, dinjitet dhe mbrojtje në vendin e punës. Askush nuk duhet të rrezikojë jetën për bukën e gojës”, shtoi Bashota.

Postimi i plotë:

Lajmi për vdekjen tragjike në vendin e punës të Daut Bajraktarit nga Jashanica dhe Hazir Jakupit, vëllait të dëshmorit Fitim Jakupi nga Caraviku, ishte një goditje e rëndë dhe e dhimbshme për të gjithë ne.

Hazir Jakupi, pas rënies heroike të vëllait të tij Fitim Jakupi, nuk qëndroi mënjanë, rrëmbeu armën e tij dhe iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ndjekur idealin dhe gjakun e vëllait për liri. Sot, Haziri dhe Dauti humbën jetën në përpjekje për të siguruar jetesën.

Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Bajraktari e Jakupi, miqve, bashkëfshatarëve dhe të gjithë atyre që i njohën. U prehshin në paqe!

Ky dhe shumë raste tjera tragjike të kësaj natyre duhet të jenë alarm për institucionet e vendit dhe kompanitë ndërtimore. Punëtorët tanë kanë nevojë për siguri, dinjitet dhe mbrojtje në vendin e punës. Askush nuk duhet të rrezikojë jetën për bukën e gojës.

Më shumë nga Lajme

  • 18:08Theu xhamin e supermarketit dhe vodhi kasën me para, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë
  • 18:06“40 milionë e 611 mijë e 855 euro” – Gërvalla me detaje tregon sa i kushtoi buxhetit të Kosovës mbrojtja e krerëve të UÇK-së në Hagë
  • 18:03Labinot Rexha proteston në Gjenevë me familjen: “Zëri ynë nuk do të heshtë”
  • 18:00Këta janë folësit në natën e 12-të të protestës ‘’Jo në emrin tim’’
  • 17:29Ahmeti: Ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk mund të gjykohen mbi akuza të ndërtuara nga Beogradi e Moska