Profesoresha, intelektualja e çështjes kombëtare, humanistja dhe poetja Hanëmshahe Ilazi ka ndërruar jetë më 11 nëntor 2026.
Ajo u varros me nderime, e mbështjellë me flamurin kuq e zi, duke lënë pas një veprimtari të çmuar në shërbim të çështjes kombëtare dhe të kulturës shqiptare.
Njoftimi:
Sot, më 11 nëntor 2026, vdiq dhe u varros me nderime dhe e mbështjellur me flamurin kuq e zi, profesoresha dhe intelektualja e devotshme e çështjes kombëtare, humanistja dhe poetja Hanëmshahe Ilazi.
Vdekja e saj na lëndoi shumë, dhe prandaj, Familjes dhe farefisit të saj i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta!
Shumë e nderuara bashkëveprimtare e bashkëautore e librit tonë " Fëmijët shqiptarë viktima të gjenocidit shtetëror serb 1981/1999", dhe e shumë veprave Tuaja të pavdekshme, do të mbeten në arkivat e historisë sonë të dhimbshme por krenare, si një margatitar i çmueshëm për gjeneratat e reja dhe brezat që do të vijnë.
