Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Skandaloze: Mërgimtari e krahason Daut Haradinajn me Radoiçiqin, e kërcënon publikisht me “kanun”

GD
Gazeta Demos19 maj 2026 në 14:18
Skandaloze: Mërgimtari e krahason Daut Haradinajn me Radoiçiqin, e kërcënon publikisht me “kanun”

Mërgimtari Naser Xhylani, militant i Lëvizjes Vetëvendosje, ka lëshuar deklarata të rënda dhe kërcënuese në drejtim të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj.

Në një video të publikuar në Facebook, Xhylani e ka krahasuar Haradinajn me kryeterroristin Milan Radoiçiqin, i cili është përgjegjës për sulmin në Banjskë, duke iu referuar me mbiemrin e tij, “Daut Radoiçiq”.

“Na paska folur Dauti, Daut Radoiçiqi. Unë desha t’i them nja dy fjalë Dautit. O Daut, populli të njeh mirë, këtë kërcënim që e bën ti ndaj popullit, nuk vlen. …keni luftuar për një periudhë të shkurtër gjatë luftës, dhe e dimë krejt atë rezultatin që e keni pasur. Por ju njohim mirë edhe pas luftës, për ma shumë se 20 vjet pas luftës” , ka deklaruar ai në Facebook.

Me tone të ashpra, gjuhë fyese e akuza të rënda, Xhylani nuk ka hezituar t’i quajë krerët e UÇK-së,“palaço komandira”, ku e përmend në formë përqeshëse edhe vëllain e Dautit, Ramush Haradinajn.

“O Daut Haradinaj, çka po të dukemi na ty si popull? A? Mos po menon naj parti e juaja, apo e atij Ramuçit apo naj komandiri tjetër, si palaço komandira që jeni, pa pikë nderi pa pikë morali. Pra ne nuk e paskemi të drejtën me ju sha?”, thotë ai.

Në fund të videos, ai ka përdorur edhe gjuhë të drejtpërdrejtë kërcënuese, duke përmendur “kanunin” dhe persona që, sipas tij, janë “të gatshëm për sakrificë”.

“O Daut të kesh kujdes, se gjërat kanë ndryshuar, e po ta jep një besë të zotit se janë disa djem të përgatitur shumë fort që janë të gatshëm për sakrificë. Kështu që leje popullin në vuajtjet e veta…. ki mu përgjigj me kanun”, thotë ai.

Xhylani s’është i vetmi. Ka dhjetëra si ai, që kanë komentuar e vazhdojnë të reagojnë me epitete nga më të ulëtat në drejtim të atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.

Në profilin e tij, duke nisur nga fotografia e llogarisë në Facebook, del se është mbështetës i Albin Kurtit dhe partisë së tij, VV-së.

Daut Haradinaj

Më shumë nga Lajme

  • 22:34Nis zhdëmtimi i viktimave në rastin e komandant “Calit”
  • 22:33OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
  • 22:24PDK e konsideron fyes dhe me prapavijë politike raportimin e RTK, kërkon korrigjim të kronikës dhe kërkimfalje publike
  • 22:04Gjini: Nënë Ferdonija tregon të vërtetën e pastër të popullit tonë
  • 22:01Zbardhja e fatit të të zhdukurve, detyrim shtetëror