Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, është filmuar duke pirë duhan në një ambient të mbyllur, në kundërshtim me ligjin që ndalon një gjë të tillë.
Në një video të publikuar nga mediumi “Metropol”, Muja shihet duke konsumuar cigare brenda një lokali.
Në pamjet e publikuara, pranë ministrit shihen edhe persona të tjerë duke pirë duhan, ndonëse pirja e tij në ambiente të mbyllura ndalohet me ligj.
