Për dallim nga hera e kaluar ku mungoi në sallë, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është paraqitur në Gjykatë, aty ku pas pak pritet të fillojë seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me skandalin e rezervës shtetërore.
Seanca do të mbahet me fillim nga ora 09:30.
Shqyrtimi fillestar ishte caktuar njëherë për 10 dhjetor, por që kishte dështuar meqë Hajdari nuk ishte paraqitur në gjykatë.
