Pas shkollës “Ismail Qemali”, edhe shkolla fillore “Mehmet Gjevori” në Prishtinë ka vendosur të bojkotojë mësimin për shkak të kushteve të papërshtatshme higjienike dhe mungesës së ngrohjes.
Përmes një njoftimi, përfaqësuesja e Këshillit të Prindërve, ka bërë të ditur se vendimi është marrë pas një votimi me përfaqësuesit e prindërve, ku shumica janë deklaruar pro bojkotimit të mësimit, raporton IndeskOnline.
Sipas njoftimit, shkak për këtë vendim është gjendja e rënduar e higjienës në shkollë, si pasojë e grevës disa javore të punëtorëve teknikë, si dhe mosfunksionimi i sistemit të ngrohjes.
