Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

"Termokos" me ndryshime në pozitat drejtuese pas emërimit të Kryeshefit të ri Bersant Beka

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2026 në 21:21
"Termokos" me ndryshime në pozitat drejtuese pas emërimit të Kryeshefit të ri Bersant Beka

Në strukturën drejtuese të Ndërmarrjes Publike “Termokos” Sh.A. janë bërë disa ndryshime pas ardhjes në detyrë të Kryeshefit të ri Ekzekutiv Bersant Beka. Ende pa u kaluar një (1) muaj nga emërimi i tij, ai ka nxjerrë vendimet për lirimin e tre (3) drejtorëve dhe sistemimin në pozita të tjera brenda ndërmarrjes.

Me datë 30 tetor 2026, është liruar nga pozita e Drejtorit të Departamentit të Administratës z. Bekim Gashi, i cili këtë pozitë e ka ushtruar që nga viti 2023. I njëjti tani është caktuar si Inspektor për Siguri dhe Shëndet në Punë, në kuadër të të njëjtit departament. Me këtë vendim, Gashi është ulur nga një pozitë e nivelit drejtues në një pozitë të nivelit më të ulët në hierarkinë organizative të ndërmarrjes, duke ndryshuar ndjeshëm statusin e tij profesional, si dhe natyrën dhe nivelin e përgjegjësive që kishte ushtruar deri më tani.

Ndërkaq, Driton Hyseni, i cili në vitin 2024 kishte filluar angazhimin në ndërmarrje si Ndihmës i Drejtorit të Departamentit të Distribuimit dhe më pas, përmes një konkursi të brendshëm, ishte përzgjedhur Drejtor i Departamentit për Zhvillim dhe Investime Kapitale. Tani ai është liruar nga pozita drejtuese dhe është caktuar në pozitën e Inxhinierit të Projektimit dhe Mbikëqyrjes së Punëve Makinerike.

Nga këto ndryshime është prekur edhe Raif Vitija, i cili ka një përvojë 27 vjeçare në “Termokos”. Vitija, përveç pozitës së Drejtorit të Departamentit të Furnizimit, ka mbajtur edhe pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv deri në emërimin e Bersant Bekës. Ai tashmë është caktuar në pozitën e Koordinatorit për Projektim dhe Mbikëqyrje të Projekteve në Departamentin për Investime Kapitale.

Këto vendime mendohet janë nxjerrë pa respektuar procedurat e nevojshme të përcaktuara nga ligji dhe nga rregulloret e brendshme të Termokos, duke pretenduar në 'performancë të pakënaqshme' në kryerjen e detyrave specifike, të cilat shpeshherë nuk kanë qenë fare detyra të departamenteve që tani të larguarit i udhëhiqnin. Te tre ish udhëheqësit e larguar i përkasin familjeve të respektuara në rrethinën e Prishtinës dhe që të tre janë të njohur për afërsinë e tyre me partinë LDK e cila udhëheq me Kryeqytetin. Në anën tjetër kryeshefi i ri Bersant Beka ka qenë shef i kabinetit të ish ministrit të shëndetësisë Armend Zemaj.

Në vazhdën e ndryshimeve në ndërmarrje, bordi i drejtorëve ka larguar nga puna edhe zyrtarin kryesor financiar Arton Shabani.

Bordi i drejtorëve përbëhet nga kryesuesja Sytrime Dervisholli dhe anëtarët Nafije Selimi, Kushtrim Zheiqi dhe Ardian Fazliu. Ndërsa aksionar të ndërmarrjes janë Bekim Gashi, Egzon Pacolli dhe Florian Dushi.

termokosndryshimedrejtuese

Më shumë nga Lajme

  • 22:22Hykmete Bajrami e konfirmon: Do të kandidoj për kryetare të LDK-së, e zyrtarizoj kur të bindem se ka një proces të drejtë
  • 22:13Haliti për protestat ndaj vendimit në Hagë: Ma shumë e kanë dëmtu sesa që e kanë ndihmu procesin
  • 22:12“E kanë parë që po vjen vala e VV-së”, Gashi për sulmin ndaj Kuvendit dhe vdekjen e Astritit
  • 21:46Paçarizi: Kosova s'mund ta shuajë Specialen as për 50 vjet
  • 21:44Çollaku: Procesi në Hagë është politik, qëllimi ishte për t'i dënuar të akuzuarit