Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Skandal me projektin e lapidarit në Suharekë, aktakuzë ish-drejtorit dhe përgjegjësit të kompanisë

GD
Gazeta Demos27 korrik 2026 në 12:10
Skandal me projektin e lapidarit në Suharekë, aktakuzë ish-drejtorit dhe përgjegjësit të kompanisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj një ish zyrtari të Komunës së Suharekës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Në dosje është i përfshirë edhe i akuzuari A.M., i ngarkuar me veprën penale “Keqpërdorimi apo mashtrimi në prokurim publik”.

Aktakuza thotë se B.B., si drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Suharekës, prej 23 shtatorit 2019 deri më 20 dhjetor 2021, në cilësinë e menaxherit të kontratës në projektin “Ndërtimi i lapidarit për viktimat e viteve (1912-1945)” në fshatin Samadraxhë, duke shfrytëzuar detyrën e tij, me dashje ka tejkaluar kompetencat e tij.

Ai akuzohet se krejt veprimet i ka bërë me qëllim që t’i mundësojë përfitim operatorit ekonomik “A.G.” Sh.P.K.

“Në kuadër të kontratës në vlerë të përgjithshme prej 28,650.00 euro, për realizimin e projektit të lartëcekur, ka nënshkruar pagesën në vlerë prej 5,000 euro sipas situacionit të katërt të kontratës, duke konstatuar se punimet ishin realizuar sipas paramasës dhe parallogarisë, ndonëse në terren ato nuk ishin kryer në përputhje me kontratën dhe nuk ishte paraqitur asnjë kërkesë për kolaudim apo për ndryshim të punimeve. Me këto veprime, Komunës së Suharekës i është shkaktuar dëm material në shumën prej 5,000 euro, dëm i cili është vërtetuar edhe me ekspertizën e ndërtimtarisë.” – thuhet në dosje.

Ndërkaq, i akuzuari tjetër A.M., në cilësinë e personit përgjegjës të operatorit ekonomik “A.G.” Sh.P.K., me dashje, nuk ka zbatuar detyrimet që rrjedhin nga kontrata e prokurimit publik për realizimin e projektit.

“…Ai ka pranuar pagesën në shumën prej 5,000 euro sipas situacionit të katërt të kontratës, ndonëse punimet e parapara nuk ishin realizuar sipas kontratës dhe specifikimeve teknike, duke përfituar mjete publike në mënyrë të kundërligjshme dhe duke i shkaktuar Komunës së Suharekës dëm material.”

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit dhe vlerësimit të provave, të pandehurit e lartëcekur, për veprat penale për të cilat akuzohen, të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Më shumë nga Lajme

  • 21:23Konjufca në New York: Padrejtësia ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet
  • 20:10Zgjedhja e Presidentit, Hamza: Do i përshtatim qëndrimet sepse jemi në rrethana të reja, i gatshëm për takime tjera
  • 19:30Istogu në këmbë për clirimtarët, kërkohet drejtësi
  • 19:21Djali i Jakup Krasniqit: Ata që na mbrojtën ne, sot kanë nevojë që të mos heshtim
  • 18:55Kompania “Apetit” reagon pas rastit me mishin e skaduar, thonë se porosia duhej të mbërrinte në detinacion 50 ditë nga data e prodhimit