Nuk ka persona të lënduar nga zjarri që përfshiu kulmin e një shtëpie paraditën e sotme në lagjen ‘Mati 1’, në Prishtinë.

Kështu ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, i cili bëri të ditur se zjarri është nën kontroll dhe ka vetëm dëme materiale.

“Ekipet kujdestare menjëherë janë dalë në vendin e ngjarjes, ku aty kanë vërejtur se çatia e shtëpisë ka qenë e përfshirë nga zjarri. Me njëherë është intervenuar nga ekipet e zjarrfikësve, të cilët, në një kohë shumë të shpejtë, duke treguar profesionalizëm, kanë bërë të pamundur që zjarri të mos shpërndahej”, tha Shkodra.n