Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Situata me të reshurat, KEK-u hap përkohësisht rrugën Vodicë-Dardhishtë

GD
Gazeta Demos7 janar 2026 në 16:36
Situata me të reshurat, KEK-u hap përkohësisht rrugën Vodicë-Dardhishtë

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar qytetarët e Komunës së Obiliqit se, si pasojë e reshjeve të fundit dhe përmbytjeve të disa rrugëve lokale, ka lejuar hapjen për qarkullim të përkohshëm të rrugës Vodicë – Dardhishtë, e cila kalon përmes zonës së KEK-ut.

Në njoftimin e kësaj korporate thuhet se ky vendim është marrë me kërkesë zyrtare të Komunës së Obiliqit dhe është miratuar nga menaxhmenti i KEK-ut, siç thuhet, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe sigurimit të lëvizjes së qytetarëve deri në tejkalimin e kësaj gjendjeje emergjente.

Rruga do të jetë e hapur vetëm përkohësisht, deri në normalizimin e situatës dhe rikthimin e kushteve të rregullta të qarkullimit.

“Për informim më të detajuar, në këtë postim është publikuar edhe harta orientuese, ku është e shënuar qartë rruga e lejuar për qarkullim. KEK Sh.A. falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe kërkon respektimin e udhëzimeve të sigurisë gjatë qarkullimit në këtë segment rrugor”, thuhet në njoftim

Kek

Më shumë nga Lajme

  • 19:22Vritet me armë shqiptari në Itali gjatë një grabitjeje të dështuar
  • 19:17Zjarr në një depo në Fushë Kosovë, zjarrfikësit japin detaje
  • 19:14Osmani takohet me djalin e Trumpit, flet për investimet dhe partneritetet për Kosovën
  • 18:51Mbushet Mannheimi me shqiptarë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së
  • 18:43Nushi: Ata që po kërkojnë unitet janë si Vjosa Osmani, që doli në mars të “Liria ka Emër” kur i duheshin votat për Presidente – Tash qele gur gojën